Të fundit

Aksident në Kërçovë, vdesin tre persona

Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave me targa të Kërçovës, ku njëra ishte nën drejtimin e  S.I.(19) dhe tjetri nga K.E.(32).

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, thonë nga SPB Ohër, raporton KlanMacedonia.

Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova.

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci