Të fundit

Shoku i Xhakës e Shaqirit rrezikon të dënohet me burgim në Zvicër

Sulmuesi i kombëtares zvicerane, Breel Embolo, rrezikon deri në pesë vjet burgim për shkak të falsifikimit të certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19.

Ai është pjesë e një hetimi nga Prokuroria në Bazel dhe rrezikon të ndiqet penalisht.

Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës dyshohet se ka përdorur certifikatë të rreme në dy raste të ndryshme për të mundësuar udhëtimin e tij gjatë kohës së pandemisë.

27-vjeçari thuhet se ka marrë testet negative të PCR nga tamponët e një punonjëse të laboratorit ku kishte kryer analizat.

“Hells Angels” është laboratori i cili është duke u hetuar për disa shkelje në Zvicër, shefi i së cilës thuhet se ka fituar miliona para me shitjen e certifikatave false Covid.

Ai i merrte këto nëpërmjet një bashkëpunëtori që punonte në një laborator mjekësor në Bazel që lëshonte certifikata të tilla. Aktakuza kundër shefit të Hells Angels tregon jo vetëm se si vepruan ata të dy, por edhe kush ishin marrësit e certifikatave, në këtë rast futbollisti zviceran Breel Embolo.

Saktësisht, sipas hetimeve fillestare, thuhet se Embolo ka blerë dy certifikata false udhëtimi nga i akuzuari një javë para ditëlindjes së tij. Bashkëpunëtori laboratorik i ka lëshuar këto certifikata në 7 dhe 9 shkurt 2021, gjatë kohës kur ai ishte nën kontratë me klubin gjerman të Bundesligës, Borussia Mönchengladbach.

Sulmuesi i Monacos mund të ndiqet penalisht. Përdorimi i një dokumenti të rremë bie gjithashtu nën veprën e falsifikimit të dokumentit. Kjo mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Kjo nuk do të ishte hera e parë që ai bie në kundërshtim me ligjin. Në qershor të vitit të kaluar ai u dënua me gjobë me kusht nga Gjykata Penale e Bazelit për kanosje.

Po ashtu, në janar të këtij viti, Embolo shkeli urdhëresën për mbrojtjen nga Korona dhe sipas raportimeve ai ishte fshehur në vaskë për të ikur nga policia. Si rezultat, klubi i tij e gjobiti me rreth 200,000 franga.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci