Të fundit

Odalloviq: Hoti të merret me kërkimin e personave të pagjetur, jo me politikë të lartë

Kryetari i Komisionit serb për persona të zhdukur, Velko Odalloviq, ka thënë se homologu i tij nga Kosova, Andin Hoti, “në vend të merret politikës së lartë, duhet të merret më shumë me kërkimin e personave të pagjetur”.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Komisionit të Kosovës për të pagjetur, Andin Hoti, se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do t’i hapë rrugë Kosovës që të padisë Serbinë për krimet e kryera, Odalloviq ka thënë për agjencinë serbe “Beta” se “çdo e drejtë që arrihet me padrejtësi është shumë e diskutueshme”.

Ai ka thënë se përpjekja e Kosovës për t’u bërë pjesë e institucioneve ndërkombëtare “nuk mund të prodhojë pasoja afatgjata për Serbinë”, sepse sipas fjalëve të tij, “Serbia këtë nuk do të pranojë”.

“Do të ishte më mirë që homologu im nga Prishtina të merret me kërkimin e personave të zhdukur dhe t’i përmbush obligimet që ka marrë para Miroslav Lajçakut dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të kontrolluar lokacionet dhe për të rivendosur paqen dhe shpresën për familjet e të pagjeturve shqiptarë dhe serbë”, ka thënë ish-prefekt i dhunshëm i Kosovë i vendosur në këtë post nga ish-shefi i tij, krimineli i luftës Sllobodan Millosheviq, transmeton Paparaci.

Kryetari i Komisionit të Kosovës për të Pagjetur, Andin Hoti, ka thënë për media se rekomandimi i Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Çështje Politike dhe Demokraci që Kosova të ftohet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës jep shpresë që Kosova pas anëtarësimit të plotë ta padisë Serbinë për krimet e kryera në Kosovë.

Ai ka thënë se me anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, Komisioni për Persona të Zhdukur do të ketë të drejtën e përdorimit të institucioneve ligjore.

“Deri më tani janë bërë mbi 2.800 gërmime dhe po kërkohen edhe 1.598 persona të tjerë të zhdukur”, ka thënë Hoti./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci