Të fundit

Redi Jupi “përçan” shqiptarët – lë jashtë formacionit të Evropianit futbollistët nga Kosova

Pas zhvillimit të ndeshjeve miqësore të Shqipërisë, trajneri e analisti i futbollit, Redi Jupi, ka përpiluar formacionin e tij ideal për kombëtaren kuqezi në Kampionatin Evropian. Në këtë formacion, Jupi ka lënë jashtë të gjithë futbollistët nga Kosova.

I njohur për deklaratat e tij nxitëse e kontroverse, Jupi nuk ka hezituar të lë jashtë formacionit ‘të përhershmit’ e Shqipërisë, Etrit Berisha e Ylber Ramdani e Ardian Ismajli.

Për Jupin, vend në formacion nuk ka as sulmuesi Mirlind Daku, ndërsa befasoi me vendimin e tij për lënien jashtë të Jasir Asanit. Kryesisht formacioni i tij është i përbërë nga futbollistët që kanë lindur në Shqipëri.

Në një intervistë për Panoramën, Jupi ka deklaruar se formacioni i tij është më i miri dhe se këta janë futbollistët më të mirë që ka Shqipëria.

“Mendoj Strakosha në portë. Nga e djathta Balliu, në qendër Gjimshiti me Kumbullën dhe nga e majta Hysaj. Në mesfushë: Përpara mbrojtjes Mitaj, qendër e djathtë Bajrami, qendër e majtë Asllani dhe pak më përpara lojtarët sulmues. Nga e majta Muçi, në qendër Broja dhe në krahun e djathtë Uzuni, i cili vërtet nuk e ka pozicion që po luan tani, por është një pozicion që ai di ta bëjë shumë mirë dhe për ato që na kërkohen ne, që duhet të mbrojmë. Mendoj se Broja është një garanci dhe lojtari mbi të cilin duhet të ndërtohet skuadra jonë”, ka deklaruar Jupi.

Trajneri shqiptar në të kaluarën ishte kritikuar ashpër për deklaratat e tij kundër Përfaqësueses së Kosovës.

Në nëntor të vitit 2018, Jupi kishte deklaruar se te Shqipëria vetëm një futbollist nga Kosova do të mund të kishte vend dhe ai ishte Milot Rashica, duke kritikuar ashpër përfaqësuesen dardane.

Ai kishte krahasuar kombëtaret shqiptare duke e ulur poshtë atë të Kosovës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci