Republika e Kosovës i njeh cerifikatat digjitale COVID-19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre cerifikatave.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha para deputetëve se problemi me mosnjohjen e pasaportës së vaksinës për qytetarët e Kosovës, do të rregullohet shumë shpejt, shkruan Paparaci.
Sipas tij, kjo çështje mund të gjejë zgjidhje brenda dy jave.
“Pasaporta e vaksinës është gati e njëjtë si problem me Spitalin i Pediatrisë , por është ma pak problematike. Teknikisht inxhinierët janë duke punuar në këtë. Do të bëhet shumë shpejt, deri në dy javë më kanë thënë ata. Por ende nuk dihet”.
