Të fundit

​Tesla do të prezantojë robot-taksin më 8 gusht

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla planifikon të zbulojë “Robotaxi” vetë-drejtues të premtuar prej kohësh më 8 gusht, njoftoi shefi i kompanisë Elon Musk. Musk nuk dha detaje të tjera në një postim shumë të shkurtër në X, rrjetin social që zotëron.

Sipas deklaratave të mëparshme, automjeti autonom do të bazohet në një platformë të re teknike që do ta bëjë prodhimin më efikas dhe fitimprurës.

Musk ka premtuar prej vitesh se Tesla do të ngasë në mënyrë autonome dhe se kjo do të ndryshojë rrënjësisht vlerën e makinës dhe modelit të biznesit.

Aktualisht, e ashtuquajtura teknologji “autopilot” e Tesla-s në makinat elektrike funksionon si një sistem asistimi për shoferin që kërkon kontrollin dhe ndërhyrjen njerëzore pas timonit.

Kompani të tjera tashmë kanë lansuar taksi vetë-drejtuese, duke përfshirë degën e Google Waymo. Musk këmbëngul se taksia vetë-drejtuese e Teslës do të përdorë vetëm kamera, jo radarë laser më të shtrenjtë, për të skanuar rrethinën e automjetit.

Musk këmbëngul se taksia vetë-drejtuese e Teslës do të përdorë vetëm kamera, jo radarë laser më të shtrenjtë, për të skanuar rrethinën e automjetit. Kjo qasje e Tesla-s është e diskutueshme midis ekspertëve.

Në të kaluarën, aksidentet kanë ndodhur pasi kamerat e Teslës u verbuan nga dielli dhe shoferët u mbështetën shumë në teknologji.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci