I dyshuari për vrasjen e një gruaje në Ferizaj, është ish-bashkëshorti i viktimës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Ferizaj, Vjosa Baftiu.
Rasti sipas saj dyshohet se ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
“Po, sapo bisedova me prokurorin kujdestar dhe mund të ju konfirmojmë që një grua është vrarë në Ferizaj para Qendrës për Punë Sociale. Dyshimet e para janë se ish-bashkëshorti e ka vrarë ish-bashkëshorten e tij”, ka thënë Baftiu.
