Të fundit

Qeveria Kurti financon vizitën e përfaqësuesve të Luginës në ShBA, ata takohen me anëtarët e LVV-së atje

Albin Kurti nën petkun e kryeministrit po i përdorë paratë e shtetit për t’ia financuar “lobimet” përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës, që të njëjtit të zhvillojnë takime me anëtarë të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, u vendos për ndarjen e 16,880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese.

Megjithatë, ky fond u shpërnda edhe tek njerëzit e afërt të kryeministrit Albin Kurti, siç është këshilltarja e tij Ardita Sinani, Shaip Kamberi e Ragmi Mustafa. Të tre këta njihen për raporte të afërta me Kurtin.

Ardita Sinani në një postim publik në Facebook gjatë të hënës ka njoftuar se ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një takim avokues, ajo njofton se kanë zhvilluar me anëtarët e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në New York të drejtuar nga Edi Pruthi.

Sipas Sinanit, ai takim ishte “i veçantë e shumë shpresëdhënës”.

Kjo vë në pah se si po përdoren paratë e shtetit për qëllime të interesave politike të Albin Kurtit.

Për ndarjen e mjeteve, Qeveria e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16,880.00 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese”, thuhet në kumtesë./Paparaci

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci