Të fundit

‘Brezovica 1’: Dorëzohet në Polici i dyshuari për dhënien e 80 mijë eurove ryshfet për leje ndërtimore

Drejtoria për Hetimit e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit që ishte në kërkim për rastin ‘Brezovica 1’. I dyshuari tashmë ndodhet në ndalim policor dhe i njëjti po hetohet për dy vepra penale.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Liridon Domanekun, i cili sipas informacioneve të para është dorëzuar gjatë ditës së djeshme në Polici.

Domaneku – i cili ka qenë në kërkim policor, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Ndaj tij, është urdhëruar masa e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se Domaneku përmendet në rastin e ish-kryetarit t Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i cili akuzohet se ka përfituar kundërligjshëm mbi 1 milion euro, vetura luksoze e tri vikend-shtëpiza në Brezovicë./sinjali

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci