Të fundit

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e gruas së tij në Pejë

Edmond Lajqi dyshohet se vrau gruan e tij në Pejë mëngjesin e të martës.

Ai dyshohet se e vrau viktimën me armë zjarri në banesën e çiftit në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

Lajmi është konfirmuar për Paparacin nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha për Paparacin se viktima, grua, ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 08:05 minuta, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Vlen të ceket se i dyshuari për rastin është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje në stacionin policor në Pejë”, tha Rugova.

Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci