Të fundit

Vrasja e gruas në Pejë, prokurori Qavolli: Bëhet fjalë për një vrasje makabre

Edmond Lajqi, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij në Pejë, ka një aktgjykim për dhunë në familje në vitin 2022, ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Ukella.

Ukella u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi. Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi.

Në një deklaratë për media, Qavolli tha se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

“Menjëherë e kemi nxjerr të kaluarën kriminale…. Kemi informata se i njëjti kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022”, tha ai.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, prokurori i rastit tha se nuk mund të japë detaje tjera.

“Bëhet fjalë për një vrasje makabre në qytetin e Pejës. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryera vepra penale dhe i pandehuri është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Prokurori tutje bëri të ditur se trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci