Të fundit

Policia shpall në kërkim Akil Gjakovën

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin Akil Gjakova, të dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Muminoviq.

Gjakova, i cili është denoncuar të shtunën për dhunë në familje nga Muminoviq, ndodhet në arrati.

Kësisoj, Policia ka lëshuar sot një kërkesë bashkëpunimi për qytetarët në mënyrë që të arrestohet xhudisti nga Peja.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës bën thirrje te qytetarët se në rast që hasin në të dyshuarin të lajmërojnë menjëherë në stacionin më të afërt policor.

Gjakova dhe Muminoviq janë në një proces divorci, me ndarjen që është kërkuar nga vetë xhudisti.

Por, me një kundër-padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj. Gjakova nuk ka pranuar të flas për rastin.

Çifti ishin martuar në verën e vitit 2020 dhe kanë një fëmijë.

Xhudisti Gjakova është një nga sportistët më të suksesshëm në Kosovë, ndërsa ka fituar disa medalje ndërkombëtare. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci