Të fundit

U shpall kampion në Gjermani, konfirmohet e ardhmja e Xhakës te Leverkuseni

Granit Xhaka do të mbetet të paktën edhe për një sezon te skuadra e Bayer Leverkusen, ka thënë drejtori sportiv i kampionit gjerman, Simon Rolfes.

Sipas Rolfes, Xhaka nuk do të largohet nga Leverkuseni dhe se ai do të vazhdoj të mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës.

“Sigurisht, një lojtar mund të largohet nga ne, por boshti i ekipit do të mbetet, 15, 16 lojtarët që u paraqitën më së shumti në gjatë këtij edicioni. Ata do të mbeten së bashku dhe ne do ta ndërtojmë ekipin mbi këtë bazë edhe në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Rolfes, njofton të martën “Blick”.

Xhaka arriti të shkruaj historinë me Leverkusenin duke u shpallur për herë të parë kampionë të Gjermanisë.

Mesfushori 31-vjeçar me Leverkusenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Ai ka arritur të shënoj dy gola në 41 ndeshje dhe ka asistuar një herë.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci