Të fundit

Musliu-Shoshi: Padrejtësisht që sot Thaçi nuk është në mesin tonë për të festuar këtë sukses

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është deklaruar pasi Asambleja Parlamentare miratoi raportin për Kosovën.

Përmes një reagimi në Facebook ajo thotë se kjo është një fitore e rëndësishme për të cilën është punuar gjatë dhe shumë.

“Tani, në muajin maj presim që Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendosë përfundimisht PRO anëtarësimit të vendit tonë.

Prandaj, sot, nuk mund të gjejë një moment më të përshtatshëm për të falënderuar të gjithë ata të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë sukses – përfshirë delegacionet e Kuvendit të Kosovës, të cilat nga viti 2012 kanë punuar vazhdimisht për këtë ditë. Megjithatë, në krye edhe të këtij procesi, sikur në shumë të tjerë me rëndësi jetike për Kosovën, ka qenë Presidenti Hashim Thaçi”.

Ajo përmend Thaçin, derisa shton se fatkeqësisht, e gjithsesi padrejtësisht, që sot nuk është në mesin tonë për të festuar këtë sukses.

“Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008 dhe miratimit të Kushtetutës tonë në prill të atij viti, Hashim Thaçi, atë kohë si Kryeministër, ishte siguruar që ai dokument të përmbante standartet më të larta që respektojnë të drejtat e njeriut, fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit – si parakushte themelore për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare.

Fatkeqësisht, e gjithsesi padrejtësisht, Hashim Thaçi sot nuk është në mesin tonë për të festuar këtë sukses.  Megjithatë, sot, me mendje dhe zemër ne jemi me të, afër tij dhe çlirimtarëve të tjerë, për t’i shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për vizionin e qartë për Kosovën Evropiane.

PDK ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë në ballë të proceseve shtetformuese dhe shtendërtuese – pavarësisht pozicionit dhe rrethanave të kohës. Për PDK-në, Kosova është e shenjtë – ndërsa e ardhmja e saj e sigurt euro-atlantike është qëllim dhe përgjegjësi.

Jam tejet e lumtur dhe pafundësisht krenare që si deputete e Kuvendit të Kosovës kam dhënë kontributin tim në këtë proces, bashkë me kolegët e respektuar, Sarandën, Arbenin, Enisin dhe Besnikun.

Vazhdojmë – me angazhim, punë dhe besim në të drejtën tonë. Urime qytetarë! Urime çlirimtarë!”, përfundon ajo.

 

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci