Të fundit

Kartoni i kuq ndryshoi fatin e Barça-PSG, ish-gjyqtari i FIFA-s: Nuk ishte as faull

PSG kaloi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur 4-1 me përmbysje Barcelonën në fushën e kësaj të fundit.

Momenti që ndryshoi fytyrën e ndeshjes ishte kur Araujo u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtari i fundit ndaj Barcola i cili ishte nisur drejt portës.

Sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar spanjoll, Iturralde Gonzalez, kryesori Istvan Kovaç ishte gabuar në atë moment, pasi sipas tij, nuk kishe as faull nga mbrojtësi i katalanasve, siç shpjegoi ai për ”Cadena SER”.

“Ky është një aksion ku Araujo i vendos dorën mbi sup sulmuesit parisien ndërsa luftojnë për topin dhe ai e lë veten të rrëzohet. Sipas meje, nuk ka asnjë faull. Por nëse gjyqtari ka parë faull dhe e vërshëllen, atëherë është i kuq i padiskutueshëm”, tha Iturralde Gonzalez.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci