Të fundit

Daçiq: Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë “nuk i kontribuon pajtimit”

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka pretenduar se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të miratohet sot në OKB, nuk i kontribuon pajtimit dhe konsensusit dhe ka theksuar se ajo që ndodhi në Srebrenicë “nuk mund të cilësohet si gjenocid” sepse “ne e dimë se çfarë është përkufizimi i këtij termi”.

Daçiqi ka deklaruar për televizionin në shërbim të regjimit aktual serb “TV Pink”, se një krim ka ndodhur në Srebrenicë, “por jo gjenocid”, sepse sipas definicionit ky term nënkupton se dikush kishte një plan për të shkatërruar një komb, “gjë që nuk ishte kështu”, transmeton Paparaci.

“Keni një krim që është, natyrisht, i tmerrshëm dhe ne vetë si popull serb “insistojmë” që të gjithë ata që janë përgjegjës për të “të mbajnë përgjegjësi”, sepse i është bërë dëm popullit serb në tërësi. Gjenocidi është një vepër penale që nënkupton se ka pasur një plan për të shkatërruar një komb”, ka thënë ky shërbëtor i vogël por besnik i iniciatorit të të gjitha luftërave dhe krimeve si dhe gjenocideve në hapësirat e ish-Jugosllavisë, kriminelit të luftës të quajtur Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ky shërbëtor i Millosheviqit, aktualisht në shërbim të Vuçiqit si ministër i jashtëm, gjithashtu ka pretenduar se rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë “nuk kontribuon në pajtim” dhe se çështja, e cila do të diskutohet në OKB, “duhet të hiqet nga rendi i ditës”.

“Nëse kemi miratuar një rezolutë të përgjithshme kundër gjenocidit, pse duhet të miratojmë tani një rezolutë individuale dhe t’i shpallim serbët pranë Hutuve si kombet e vetme gjenocidale, pranë të gjithë keqbërësve që ishin në këtë planet. Pra, pranë gjermanëve, turqve dhe të tjerëve ne duhet të shpallemi si gjenocidalë”, ankohet Daçiqi.

Daçiqi, gjithashtu ka thënë se ajo që ndodhi në Srebrenicë “nuk mund të etiketohet si gjenocid” sepse ndodhi në territorin e vetëm një komune në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Por nëse kemi diçka që ka ndodhur në territorin e vetëm një komune në Bosnje dhe Hercegovinë, hajde, si mund të deklaroni diçka si gjenocid? Si, ​​kur keni një situatë që nuk është e pranishme në të gjithë territorin. Madje në aktgjykim thuhet se është kryer vetëm në këtë komunë”, përpiqet Daçiq të arsyetojë politikën e tokës së djegur të cilën Serbia ka zbatuar në vitet e 90-ta, pjesë e të cilës politikë ka qenë edhe vet ai./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci