Të fundit

Pas 29 vjetësh, Shqipëria del nga monitorimi i KiE-së për të drejtat e njeriut

Pas 29 vjetësh, Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës. Vendimi u mor mbrëmjen e së mërkurës nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës me 52 vota pro.

Pavarësisht se Shqipëria është anëtarësuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995, vit pas viti ka qenë nën monitorim në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve, në respekt të rregullave të aderimit.

Ambasadori i Shqipërisë në KiE, Dastid Koreshi, për euronews.al tha se këshilli ka vlerësuar reformën në drejtësi dhe daljen nga Moneyval.

I pyetur se si mund të ndikojë ky vendim në procesin e integrimit, ambasadori u shpreh:

“Janë të lidhura së bashku, KiE ka një rëndësi më të madhe për Ballkanin Perëndimor se BE. Rreth 70 për qind të gjetjeve të KiE pasqyrohen në raportin e Komisionit Evropian dhe do të thotë se duhet të jemi të angazhuar. Indirekt çdo vlerësim i KiE-së reflektohet edhe në rrugëtimin në BE”.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci