Të fundit

MPB e Serbisë: Nuk është e vërtet që kemi penguar qytetarët të hyjnë në Serbi nga Kroacia

Pasi Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi se policia serbe ka arrestuar dhjetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kanë thënë për portalin serb “kosovonline” se dje janë arrestuar katër policë të Kosovës dhe njëri prej tyre është në mbajtje.

“Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar, njëri është ndaluar, i cili është zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës”, kanë thënë nga MPB-ja e Serbisë, transmeton Paparaci.

Ata janë ndaluar gjatë kontrollit në vendkalime, për shkak të kontrolleve të sigurisë, shtojnë në MPB-në serbe.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më herët ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve dhe institucioneve të Kosovës për ndalimin e autobusëve me targa të Kosovës në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, duke pretenduar se policia “nuk ka ndaluar asnjë nga qytetarët dhe as nuk i ka penguar ata të hyjnë apo kalojnë”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci