Të fundit

Kryeministri i Ukrainës: Do të ketë Luftë të Tretë Botërore nëse humbim luftën me Rusinë

Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmyhal deklaroi se do të ketë një “luftë të tretë botërore” nëse Ukraina humbet konfliktin me Rusinë, pasi ai i kërkoi Kongresit të SHBA të miratojë një projektligj për ndihmën e pritur prej kohësh, shkruan BBC.

Kievi zyrtar shprehu optimizëm se ligjvënësit amerikanë do të miratojnë masën e kontestuar ashpër, e cila do të parashikonte 61 miliardë dollarë të destinuara për Kievin.

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për paketën këtë të shtunë.

Propozimi përfshin financim për Izraelin dhe Indo-Paqësorin.

“Nëse nuk mbrohemi… Ukraina do të bjerë. Pra, sistemi global i sigurisë globale do të shkatërrohet… dhe e gjithë bota do të duhet të gjejë… një sistem të ri sigurie’’, deklaroi kryeministri ukrainas.

“Ose do të ketë shumë konflikte, shumë lloje të ngjashme të luftërave, dhe në fund të fundit, kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina lëshon një paralajmërim kaq alarmues për pasojat e humbjes së saj të mundshme.

Vitin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky tha se nëse Rusia fitonte konfliktin, ajo mund të pushtonte Poloninë, duke shkaktuar Luftën e Tretë Botërore.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci