Të fundit

​Zbulohen dy lojtarët e Realit që refuzuan t’i gjuanin penalltitë ndaj Manchester Cityt

Real Madridi u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Manchester Cityn 4-3 me penallti pasi rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 1-1.

Në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”, dy skuadrat barazuan 3-3, diferenca ishte në penallti, ku Andry Lunin bëri diferencën, duke mbrojtur goditjet e Bernardo Silvës dhe Mateo Kovaçiq.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti ka shpjeguar sesi kanë zgjedhur lojtarët për goditjet e penalltive, duke pranuar se ishin dy futbollistë që për disa arsye nuk donin të futeshin në listë.

“Kur kishin mbetur pesë minuta, fillova të mendoj. Jude është një goditës i mirë. Luka Modriç po. Lucas, njëjtë. Nacho ka përvojë dhe në stërvitje pashë se sa i vendosur është ai. dhe Antonio është një lojtar me personalitet. Federico duhej të ishte i pesti, por më tha se ishte shumë i lodhur. E vërteta është se ai kishte vdekur, ndaj vendosëm të zgjedhim Rudiger” , shpjegoi Ancelotti.

“Lojtarët më thanë se do të fitojmë, Lunin më tha se ai do të mbrojë… funksionoi. Unë u befasova shumë nga Rudiger. Ai nuk i ekzekutoi mirë penalltitë këtë sezon, por tani funksionoi. Militao nuk ishte, sepse më tha që Ederson e njeh shumë mirë” , ka rrëfyer Carlo Ancelotti.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci