Të fundit

Akil Gjakova del sot para Gjykatës

Akil Gjakova do të dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se seanca dëgjimore ndaj xhudistit do të mbahet duke filluar nga ora 15:00 me kërkesë të prokurorisë.

Gjakova dyshohet për shkaktim të veprës penale dhunë në familje.

Prokuroria ka filluar hetimet për rastin pas denoncimit të bashkëshortes së tij, Suela Muminoviq, me pretendimet se xhudisti ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjakova dhe Muminoviq janë në një proces divorci, me ndarjen që është kërkuar nga vetë sportisti.

Çifti ishin martuar në verën e vitit 2020 dhe kanë një fëmijë, raporton Paparaci.

Xhudisti Gjakova është një nga sportistët më të suksesshëm në Kosovë, ndërsa ka fituar disa medalje ndërkombëtare.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci