Të fundit

Sveçla: 1 mijë e 498 kosovarë janë ndaluar e maltretuar nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të mërkurën kanë takuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Sveçla në konferencën për medie tha se i kanë njoftuar diplomatët për veprimin e fundit të Serbisë karshi qytetarëve të Kosovës, e pjesëtarëve të policisë.

Derisa ka bërë thirrje edhe njëherë për lirimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq dhe qytetarëve të tjerë që po mbahen të arrestuar. Kërkojmë kthimin e tyre në Republikën e Kosovës. Ky veprim kërkon ndëshkimin nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Tutje ministri theksoi se mbi 1 mijë qytetarë kosovarë gjatë ditës së djeshme janë ndaluar nga shteti serb dhe janë pyetur në lidhje me UÇK-në.

Derisa njoftoi se u janë marrë edhe dokumentet personale me qëllim pamundësimin e lëvizjes dhe kthimit mbrapa.

“1 mijë e 498 janë ndaluar, maltretuar, arrestuar e marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën me UÇK-në, pjesëmarrjen personale apo të familjarëve të tyre dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë gjatë viteve 1998-1999. U janë marr dokumentet personale, duke ua pamundësuar që të lëvizin apo të kthehen mbrapa. U kanë munguar për orë të tëra ushqimi dhe barnat”, shtoi Sveçla.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci