Të fundit

MPB-ja e Serbisë: Ndalim për 48 orë për zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës

Pas arrestimit të katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, “për të vërtetuar faktet dhe kontrollet e nevojshme” lidhur me sigurinë e Republikës së Serbisë, kanë thënë nga MPB e Serbisë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Personat e tjerë janë liruar pas kontrolleve të sigurisë.

Paraprakisht, MPB-ja e Serbisë ka kumtuar se katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar të mërkurën gjatë një kontrolli në vendkalimin kufitar dhe njëri prej tyre është ndaluar.

“Ata janë ndaluar gjatë kontrollit në vendkalime kufitare, për shkak të kontrolleve të sigurisë”, është pretenduar nga MPB-ja.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dje kanë thënë se pretendimet e Kosovës për “gjoja” ndalimin e autobusëve me targa të Kosovës në pikën kufitare të Batrovcit “janë të pabazuara” dhe kanë thënë se “policia nuk ka ndaluar askënd dhe as ka penguar hyrjen dhe kalimin e asnjë qytetari nga Kosova”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci