Të fundit

Rasti i ‘Albkings’: Prokuroria del me thirrje për të vajzat e dëmtuara që u janë shpërndarë fotografi

Prokuroria u ka bërë apel vajzave të dëmtuara nga veprimtaria e grupit ‘Albkings’ në Telegram, që të paraqiten në stacionet policore për të dëshmuar kundër administratorit të këtij grupi.

Administratori i ‘Albkings’, Edvin Nevzati, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.

Për të ndjekur atë penalisht, Prokurorisë i duhen dëshmitarë.

Kësisoj, organi i akuzës u ka bërë sot një thirrje vajzave të dëmtuara nga shpërndarja e fotografive dhe videove në grupin ‘Albkings’.

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e Albkings, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, tha Prokuroria.

Prokuroria tha se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës është duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci