Të fundit

Aktakuzë ndaj 18 personave për subvencione në Istog, dëmtuan buxhetin me rreth 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur sot aktakuzë kundër 18 personave, për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit, për subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë në komunën e Istogut.

Prokuroria në Pejë njofton përmes një komunikate për media se 11 të pandehurit janë persona zyrtarë dhe ndaj tyre është ngritur aktakuza për vepra penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ”Marrje e ryshfetit” dhe “Mashtrimi në detyrë”, ndërsa shtatë persona të tjerët janë fermerë ndaj të cilëve është ngritur aktakuza për vepra penale “Mashtrim me subvencione”.

Vlera e përfituar nga vepra penale marrje e ryshfetit sipas aktakuzës është rreth 17 mijë euro, kurse dëmi i shkaktuar buxhetit të Kosovës është rreth 100 mijë euro.

Prokuroria në aktakuzë ka rekomanduar konfiskimin e një banesa dhe rreth 20 mijë euro para të gatshme, shqiptimin e dënimit plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë”, thuhet tutje në komunikatë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci