Të fundit

Vilat e vjehrrave të shefave të KGJK-së, Prokuroria në pritje të rezultateve nga Policia

Prokuroria e Pejës ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për rastin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogajt dhe zëvendësit të tij, Qerim Ademajt, vjehrrat e të cilave dyshohen për ndërtime ilegale në fshatin Stankaj të Bjeshkëve të Nemuna.

Paparaci, ka pyetur Prokurorinë Themelore në Pejë nëse vjehrrat e Zogajt dhe Ademajt janë subjekt i hetimeve për ndërtimet ilegale në Stankaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se prokurori i rastit është në pritje të rezultateve të autorizimeve të lëshuara për Policinë e Kosovës.

“Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme para-hetimore rreth ndriçimit te kësaj çështje dhe është në pritje te rezultateve të autorizimeve të lëshuara për Policinë e Kosovës”, ka thënë Niçki në një përgjigje me shkrim për Paparacin.

Megjithatë, zyrtarisht nuk ka asnjë informatë më shumë lidhur me hetimet në zhvillim. Nuk dihet në çfarë faze janë hetimet. Nuk dihet as nëse kreu i KGJK-së është direkt subjekt hetimi.

Ky nuk është rasti i vetëm në të cilin Albert Zogaj dyshohet për veprimtari penale. Ndaj tij, ka hetime në Prishtinë për një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në mars të këtij viti, Paparaci raportoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë me Krimet Ekonomike kanë nisur hetime për një vendim të Zogajt përmes së cilit tre anëtarë të KGJK-së kanë marrë shtesat 1.565 euroshe që ligji s’i parasheh për ta.

Për fillimin e hetimeve, Paparaci kishte mësuar përmes burimeve brenda organeve të drejtësisë. Prokuroria nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht informatën.

Asnjëri nga tre anëtarët e KGJK-së që marrin shtesat prej rreth një mijë e 500 euro nuk janë gjyqtarë.

Shuma që marrin ata të cilën nuk ua njeh ligji, është shtesë transitore, që në bazë të ligjit për paga u njihet vetëm gjyqtarëve për punën që bëjnë dhe jo pse janë anëtarë të Këshillit.

Kjo shumë, krahas shtesës prej 346 eurosh, është mundësuar në bazë të një vendimi të KGJK-së e që mban nënshkrimin e kryesuesit të KGJK-së, Albert Zogaj.

“Anëtarëve jogjyqtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përveç shpërblimit të paraparë me pikën II të këtij neni, u takon edhe shtesa transitore, e cila sipas Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik njihet edhe për anëtarët gjyqtarë të Këshillit”, thuhet në vendimin e KGJK-së.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga KGJK.

Sipas këtij institucioni, “shtesa tranzitore” jepet bazuar në paragrafi e parë të nenit 41 të Ligjit për pagat në sektorin publik. Por, paragrafi të cilit i është referuar Këshilli flet për zyrtarët e funksionarët publikë, që me ligj u zvogëlohen pagat, dhe të cilët kanë të drejtë në shtesën tranzitore.

“Nëse një zyrtar/e publik/e apo funksionar/e publik/e, para hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitonte pagë që është më e madhe se paga e plotë e parashikuar me këtë ligj, ajo/ai do të përfitojë pagën e re sipas dispozitave të këtij ligji dhe shtesën tranzitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë”, thuhet në këtë dispozitë ligjore.

Megjithatë, KGJK nuk tregoi se sa ishte vlera e shumës mujore që anëtarët jogjyqtarë realizonin përpara se ligji i ri për paga të hynte në fuqi.

Vendimi i KKGJK-së është marrë më 20 qershor 2023, ndërkaq të dyja shtesat mujore bashkë, në vlerë 1,911.60 euro, të tre anëtarët i kanë marrë retroaktivisht për pesë muajt paraprakë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci