Të fundit

Shqipëri: Tre-vjeçari i rrëmbyer, arrestohet gjyshi – gjyshja në kërkim

Tre-vjeçari nga Shqipëria, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga gjyshërit e tij, nuk është gjetur ende.

Policia njoftoi të enjten se ka arrestuar gjyshin e të miturit, Rexhep Gjunin dhe Arben Selajn, vëllain e bashkëshortes së tij.

Po ashtu janë shpallur në kërkim gjyshja e të miturit, Barie Gjuni dhe Flamur Selaj vellai tjetër i saj.

Edhe pas arrestimit, Rexhep Gjuni nuk ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet duke mos treguar vendndodhjen e nipit, raporton abcnews.al, transmeton Paparaci.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nusja i kishte kërcënuar se nuk do ta shikonin me nipin pasi do të largohej me të jashtë shtetit.

“Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të. Me nusen nisën debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbushur as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur. Edhe me pas kemi pasur debate për të marrë nipin pasi nuk donte që ne ta takonim. Pastaj na e lejonte ta shihnim shumë rrallë. Ajo mund të vazhdojë jetën e saj po nuk ka të drejtë të na ndalojë të takojmë nipin. Nga frika se nuk do ta shikonim më u organizuam me njeri tjetrin për ta marrë dhe duam ta mbajmë vetë. Kemi marrë parasysh gjithçka.”

Për gjetjen e tre-vjeçarit efektivët kanë ushtruar kontrolle në disa qytete por kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

Pas denoncimit të nënës së tre-vjeçarit të martën, policia ka kontrolluar disa banesa në Kënetë të Durrësit aty ku jetojnë gjyshërit dhe të afërmit e tyre por nuk kanë mundur ta gjejnë të miturin.

Aksioni i policisë është shtrirë edhe në Kukës e Has, aty ku banojnë disa familjarë të gjyshërve por nuk është gjetur asnjë gjurmë.

Nëna e djalit të vogël ka ngritur dyshime se gjyshja bashkë me të miturin mund të jenë larguar drejt Kosovës, por policia ende nuk e konfirmon.

Rexhep Gjuni dhe bashkëshortja e tij e morën nipin të shtunën e 13 prillit dhe nuk e kanë kthyer më tek nëna e cila prej ditësh është ne merak për jetën e të birit.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci