Të fundit

Murati në Washington DC, mori pjesë në Takimin e Konstituencës të Bankës Botërore

Në kornizën e Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po zhvillohen gjatë kësaj jave në Washington DC, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka marrë pjesë në Takimin e Konstituencës të Bankës Botërore (EDS10) së bashku me përfaqësues nga Ministritë e Financave të Austrisë, Belgjikës, Turqisë, Bjellorusisë, Çekisë, Luksemburgut, Hungarisë, Sllovakisë, si dhe Sllovenisë.

Takimet e konstituencës janë takime që realizohen së bashku me përfaqësues të lartë nga Banka Botërore, ku ishte prezent edhe Drejtori Ekzekutiv i Bordit të Grupit të Bankës Botërore, Hayrettin Demircan, si dhe ministrat e financave të shteteve anëtare. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i objektivave që me theks kanë zhvillimin ekonomik dhe arritjen e prosperitetit të përbashkët për qytetarët e vendeve anëtare, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë takimit u përmbyll edhe procesi i dakordimit të marrëveshjes së re të konstituencës, e cila do të jetë në fuqi për 10 vitet e ardhshme.

Murati në Takimin e Konstituencës të Bankës Botërore në Washington DC
Murati në Takimin e Konstituencës të Bankës Botërore në Washington DC

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci