Të fundit

Osmani takon ambasadorin francez Guerot, flasin për votimin në komitetin e ministrave në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Presidenca njofton se në takim është diskutuar për zhvillimet dhe pritshmëritë përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

“Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës me më shumë se dy të tretat e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në takim u diskutua për zhvillimet dhe pritshmëritë përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave.”

Po ashtu, Osmani dhe Guerot kanë diskutuar edhe për ndalimin e qytetarëve dhe arrestimin e policëve të Kosovës.

Ajo ka thënë se këto zhvillime krijojnë atmosferë të rënduar dhe frike te qytetarët.

“Në mes tjerash, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Guérot diskutuan edhe për mbajtjen peng të qytetarëve, si dhe arrestimin e policëve të Kosovës nga ana e Serbisë në zonat kufitare. Presidentja Osmani potencoi se dihet qartë se kush qëndron pas kësaj dhe se ku duhet kërkuar përgjegjësi. Për më tepër, ajo potencoi se trajtimi johuman dhe bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Ajo ka cekur po ashtu, se këto zhvillime krijojnë atmosferë të rënduar dhe frike në mesin e qytetarëve.”

“Me këtë rast, Ambasadori Guérot e përgëzoi Presidenten Osmani për organizimin e suksesshëm dhe mbarëvajtjen e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.”

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci