Të fundit

Guardiola shpjegon pse hoqi nga loja Haalandin e De Bruyne para penalltive

Real Madridi kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar me penallti ndaj Manchester Cityt.

Luka Modric huqi penalltinë, por pastaj Los Blancos shënuan të gjitha të tjerat, ndërsa Bernardo Silva dhe Mateo Kovacic dështuan për vendësit.

Megjithatë, shumë pyesnin pse Pep Guardiola nuk prezantoi emra të tjerë për penalltitë, ndërsa edhe pse i nxori na loja dy gjuajtësit më të mirë, Erling Haalandin dhe Kevin De Bruynen.

Në konferencën për media, Pep Guardiola ai ka komentuar pikërisht këta dy lojtarë të cilët u larguan më herët nga loja.

“Ata vetë më kërkuan t’i largoja nga fusha, sepse mendonin se nuk mund të vazhdonin”, deklaroi Guardiola.

Haaland luajti një lojë të mirë edhe pse nuk ka shënoi, ndërsa De Bruyne i ka dhënë Man Cityt një gol që e dërgoi në vazhdime.

Haaland u zëvendësua nga Julian Alvarez, i cili bëri një lojë shumë të mirë, ndërsa De Bruyne u zëvendësua nga Kovacic, gabimi i të cilit në fakt eliminoi ekipin e tij.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci