Të fundit

Gërvalla takohet me Hovenierin, flasin rreth situatës së fundit në Kosovë si dhe votën masive të Asamblesë Parlamentare të KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së fundit, duke e njoftuar atë për së afërmi rreth ndalimit arbitrar të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës në pikat kufitare në Serbi.

Sipas komunikatës të MPJD-së, në fokus ishte edhe vota masive e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet ndërkombëtare, të marrë më 16 prill si dhe rruga e mëtejme drejt anëtarësimit të plotë, përcjell Paparaci.

Gërvalla vlerësoi rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Hovenierit në proceset e rëndësishme, drejt forcimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar dhe në proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

“Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe rreth temave të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon dhe forcimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci