Të fundit

Kështu duket një vit pas prishjes Ura e Badovcit, Durmishi jep një sqarim: Ja kur përfundojnë punimet

Ish-drejtor i Institutit GAP, Agron Demi, në një postim në Facebook ka reaguar për prishjen e Urës së Badovcit.

Demi ka përmendur deklaratat që zëvendësministri i infrastrukturës Hysen Durmishi, ka bërë në lidhje me Urën e Badovcit.

“19 janar 2023: mbyllet ura 38 metërshe. 11 tetor 2023: Ministri: ura po bëhet. 11 tetor 2033: zv.Ministri: ura po bëhet. Ndërkohë ura e Badovcit pas më shumë se një viti: Veç 38 metra bre ”, ka shkruar Demi, raporton Paparaci.

Ndërkaq edhe zëvendësministri nuk ka vonuar me përgjigje.

Sipas Durmishit, ura është mbyllur për qarkullim për shkak të sigurisë, ndërsa tregoi se edhe kur përfundojnë punimet.

“Ura do të bëhet këtë verë prandaj keni pak durim sepse ajo nuk bëhet me shkop magjik. Rruga Prishtinë – Gjilan nuk është e bllokuar. Nga Prishtina deri në Gjilan tani mund të vonohesh 2 minuta më shumë se sa kur të ndërtohet ura. Shpresoj që të na i falësh këto dy minuta vonesë i nderuar z. Agron Demi deri sa të ndërtohet ura.”, i ka replikuar Durmishi, Demit.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci