Të fundit

Legjenda Henry del kundër Guardiolës: Skuadra që mbrohej më mirë u kualifikua

Ish-futbollisti i njohur tashmë analist, Thierry Henry, nuk e ka përkrahur ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiolën.

Henry, ndryshe nga shumë të tjerë, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai ka deklaruar se mënyra se si Real Madrid mbrohej ishte thjesht mahnitëse dhe skuadra që u mbrojt më mirë edhe fitoi ndeshjen.

Unë e di që Man City kishte topin dhe këtë dhe atë, por mënyra se si Real Madrid mbrohej ishte thjesht mahnitëse. Ka diçka që quhet mbrojtje. Ju mund ta kontrolloni lojën duke u mbrojtur mirë. E di që njerëzit do të thonë se City ishte skuadra më e mirë, por mbrojtja është pjesë e lojës. Mendoj se skuadra më e mirë, skuadra që mbrohej mirë, kaloi”, deklaroi Henry.

Real Madridi arriti kualifikimin në gjysmëfinale vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa në penallti më të saktë u treguan madrilenët.

Në gjysmëfinale Reali do të ketë punë me Bayernin, që dje eliminuan Arsenalin.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci