Të fundit

​Klopp me gjitha “armët” në fushë, Gjimshiti titullar te Atalanta

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Gewiss” në Bergamo do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit mes Atalantas dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së Ligës së Evropës.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Anfield Road”, Atalanta morri fitore të madhe si mysafire kundër Liverpoolit me shifrat 3:0, raporton KosovaPress.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp kanë punë të madhe për të bërë sonte, por ata njihen për “remontadat” e famshme në netët e futbollit evropian.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Liverpooli mungojnë Bradley, Doak, Matip dhe Thiago, kurse te Atalanta nuk do të paraqitet vetëm mbrojtësi Scalvini.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Gjimshiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners; Miranchuk, Scamacca

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Szoboszlai, Jones, Mac Allister; Salah, Gakpo, Luis Diaz

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci