Të fundit

“Mourinho më përjashtoi dhe më dërgoi të stërvitesha me fëmijë”, rrëfimi shokues i Schweinsteiger

Ish-mesfushori Bastian Schweinsteiger ka thënë se ai u përjashtua nga stërvitjet e ekipit të parë nga trajneri Jose Mourinho gjatë kohës së tij në Manchester United.

Schweinsteiger, bëri 31 paraqitje nën drejtimin e Louis van Gaal në 2015-16.

Megjithatë, ai kishte luajtur vetëm katër ndeshje nën Mourinhon sezonin e ardhshëm përpara se t’i bashkohej klubit nga Major League Soccer Chicago Fire në 2017.

“Isha shumë i trishtuar sepse United ishte klubi i dytë i zemrës sime”, tha Schweinsteiger për Overlap.

“Kam dhënë shumë edhe kur kam luajtur, prandaj jam i trishtuar, por nuk jam tipi i njeriut që të vrapoj në media. Është më e rëndësishme për mua të fokusohem te futbolli dhe të sillem ashtu siç kam bërë”, u shpreh Schweinsteiger.

Ish-reprezentuesi gjerman humbi 11 ndeshjet e fundit të sezonit 2015-16 për shkak të lëndimit dhe mori trajtim në Gjermani para Euro 2016, shkruan BBC.

United emëroi Mourinhon si pasardhësin e Van Gaal në maj 2016.

Schweinsteiger luajti gjashtë ndeshje në Euro pasi Gjermania arriti në gjysmëfinale dhe humbi fillimin e para-sezonit të United në SHBA.

“Kur mbërrita në ditën e parë, u stërvita me Zlatan Ibrahimovic dhe mendova se ishte i mrekullueshëm, një lojtar që ka vizion dhe është i mrekullueshëm për të luajtur me të”, tha Schweinsteiger.

“Të nesërmen, në ditëlindjen time, kur hyra në Carrington (në terrenin stërvitor të United), (drejtori i futbollit) John Murtough ishte atje dhe tha se nuk më lejuan të hyja në dhomën e zhveshjes – kështu kishte thënë trajneri”.

“Më duhej t’i kërkoja të më sillte këpucët dhe pajisjet e mia stërvitore. E pyeta se me kë po stërvitesha, dhe ai tha se ishte ekipi U-16, kështu që shkova dhe u stërvita me U-16”.

Paraqitja e parë e Schweinsteiger në atë sezon erdhi në nëntor 2016 në Carabao Cup kundër West Ham. Ai bëri edhe tre paraqitje të tjera në FA Cup dhe Europa League para se të kalonte në MLS.

“Hera e parë që dikush kërkoi falje ishte kur vendosa të largohem nga Manchester United për në Amerikë”, tha Schëeinsteiger.

“E pyeta Jose nëse mund ta bëja këtë dhe ai kërkoi falje për mënyrën se si më trajtoi në fillim. Ai duhej të më linte të shkoja sepse nuk mund të bënte më diçka kundër meje”.

Schweinsteiger u pensionua nga futbolli në vitin 2019 pas tre sezonesh me Chicagon.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci