Të fundit

Nuk ka ndodhur asnjëherë: Martinez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë por nuk u përjashtua, çfarë ndodhi?

Një rregull që rrallë kush e ka dëgjuar në futboll është zbatuar sot në ndeshjen çerekfinale mes Aston Villas e Lilles.

Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo ai vazhdoi të mbroj portën. Madje ai priti dy penallti për ta kualifikuar skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës.

Supozohet se kampioni aktual i botës me Argjentinën është dashur të përjashtohet pas kartonit që ia ka ‘dhuruar’ gjyqtari sllovak Ivan Kružliak, por nuk ka ndodhur kështu pasi kartonët e verdhë nga ndeshja nuk barten në gjuajtjet nga njëmbëdhjetë metra.

Martinez “ua mbylli gojën” tifozëve vendas, të cilët Kruzliak nuk deshi t’i heshtte dhe i tregoi një karton të verdhë.

Duke qenë se ai tashmë mori një karton të verdhë në minutën e 39-të të ndeshjes, argjentinasi duhej të përjashtohej, por nuk ndodhi kështu dhe ai u bë heroi i skuadrës angleze, të cilën e drejtoi në katër skuadrat më të mira të Ligës së Konferencës.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci