Të fundit

Elshani: Në rast të problemeve, gati për ta menaxhuar situatën – e kanë kuptuar të gjithë se jemi seriozë në kryerjen e detyrave

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka folur për situatën e sigurisë në veri të vendit, derisa pritet që të dielën të ketë një proces votimi për kryetar të katër komunave veriore.

Elashani ka thënë se situata është e qetë ani pse delikate, duke garantuar për menaxhim serioz nga ana e Policisë, në rast të ndonjë problemi që mund të shfaqet më 21 prill në veri.

“Situata në veri të vendit është e qetë, po delikate. Gjithmonë duke i ditur ngjarjet të cilat janë zhvilluar më herët dhe ato të cilat po zhvillohen tani, situata në veri krahasohet me periudhën para Banjkës dhe pas saj.

Në rast se ka shprehje të ndonjë pakënaqësie apo problem në veri ne do të dimë ta menaxhojmë. E kanë kuptuar të gjithë që jemi serioz në kryerjen e punëve tona. Të dielën është procesi referendumit, ne nuk presim të ketë ndonjë problem, por në rast se kemi të bëjmë më ndonjë gjendje të paparashikuar mund të merremi me to”, është shprehur ai në Tëvë1.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci