Të fundit

Pas dështimit të serishëm të negociatave për dinarin, Petkoviq para KUINT-it

Pas dështimi të djeshëm të bisedimeve në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me vendimin e BQK-së për heqjen e dinarit të Serbisë nga përdorimi në Kosovë, sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve KUINT-it në Serbi dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi do ta takojnë kryenegociatorin serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, transmeton Paparaci.

Sipas njoftimit të zyrës së Petkoviqit, takimi është planifikuar për në orën 13:30 në Beograd.

Petkoviq ka thënë dje, pas takimit të pestë në Bruksel, se ende asgjë nuk kanë lëvizur, sepse “Prishtina nuk dëshiron të arrihet një zgjidhje”.

Nga ana tjetër, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi ka thënë se pikërisht Petkoviqi nuk ka dashur të diskutojë për propozimin e Lajçakut, por se vetëm ka ardhur me një propozim të vet nga Beogradi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci