Të fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Lëvdatat nga bashkësia ndërkombëtare që priste kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk arritën.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.

Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Jankoviq “është dikush që e njohim prej shumë vitesh, serb etnik dhe pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka investuar shumë kohë dhe energji në polici, duke ndihmuar integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndalimi i policëve të Kosovës në Serbi është i papranueshëm dhe se kjo nuk mund të pritet nga kandidatët për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“De-përshkallëzimi tani! Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që politikanët serbë të Kosovës të flasin edhe në emër të bashkëqytetarëve të tyre”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X./rel

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci