Të fundit

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc, rreth 21 milionë euro për 11 kilometra

Kanë nisur sot punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

Në ceremoninë inauguruese të nisjes së punimeve, morën pjesë sot kryeministri Albin Kurti dhe ministri Liburn Aliu.

Kurti tha se kostoja e zgjerimit të rrugës për 11 kilometra është rreth 21 milionë euro.

“Gati 11 kilometra, për ma pak se 21 milionë euro, po i inaugurojmë sot. Unë e falënderoj shumë ministrin Aliu dhe zëvendësin e tij Durimishi, si dhe kompaninë që po i bën këto punë e gjithashtu edhe kompanisë që po i mbikëqyr këto punime”, tha Kurti.

Kryeministri tha se qeveria ku arritur t’i shpëtojë nga ‘zhdukja’ 150 milionë euro sa ishte paraparë të kushtojë ky projekt, sipas planifikimit të qeverive të kaluara.

“Duhet ta mbajmë mend atë që e tha zv/minstri Durimishi. Nga 240 milionë euro sa ka pasur të kushtojë kjo rrugë, do të kushtojë 90 milionë euro. Pra, 150 milionë euro do të zhdukeshin nga buxheti pa nevojë, do të përfundonin në xhepa privat. Mirëpo tash nuk mbuxhen xhepat privat, mbushet arka e shtetit dhe ka shumë planifikim e përgatitje. Çka kanë bërë ata më herët? Ata fillonin punimet dhe pastaj prona e pa shpronësuar u dilte në rrugë dhe shkonin në stratosferë çmimet e tokave, por kjo nuk bëhej pa paramendim për përfitimet vetjake. Nga 240 milionë euro nga 90 milionë euro, a e dini çka do të thotë kjo?”, tha Kurti.

Jepet tenderi 20 milionësh për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc, punimet fillojnë së shpejti

Kompanitë fituese për këtë projekt ishin përzgjedhur rreth një muaj më parë përmes një procedure të prokurimit publik.

Siç kishte raportuar Paparaci, tri kontrata të ndara për punimet në rrugën Dollc-Kijevë i kanë kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës mbi 20 milionë euro në total, raporton Paparaci.

Për llotin e dytë, fituese është përzgjedhur oferta e një konsorciumi të kryesuar nga “Empreus” Sh.P.K., një kompanie me bazë në Prishtinë. Vlera e përgjithshme e kontratës për këtë llot peshon 6.2 milionë euro.

5.4 milionë shtesë vlen kontrata për llotin 3, bazuar në njoftimin e publikuar në platformën e-prokurimi. Përfitues i kontratës për këtë llot është një konsorcium i një kompanie lokale “Lika Trade”, një kompani me bazë në Deçan dhe Tofi Doo, një kompanie me seli në Rozhajë të Malit të Zi.

Ndërkaq, për llotin 4 fituese e kontratës është përzgjedhur një konsorcium i udhëhequr nga “Famis Co-HC”, një kompani nga Suhareka.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci