Të fundit

“Mendojnë që kam votu kundër”, Izmir Zeqiri i Zubin Potokut thotë se s’do të dalë të dielën në “Referendum”

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se votimi i 21 prillit në katër komunat veriore nuk do të këtë sukses.

Zeqiri ka thënë se këtë e ka kuptuar edhe Lista Serbe, dhe sipas tij për këtë arsye edhe janë tërhequr.

Çfarëdo votimesh që do të mbahen nuk do të mundën që me pas sukses sepse janë disa argumente në të cilat unë kam besuar. Në këtë komunë, Lista Serbe edhe ato vota që i ka marrë ka qenë duke votuar komisionerët e tyre, pa asnjë kontroll. Nuk kanë pasur komisionerë të subjekteve tjera. Ky është argumenti i parë, se nuk është numri i votuesve qysh e paraqesin ata. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk do të i përgjigjen Listës Serbe dhe mendimi im ka qenë prej kohës që nuk mundet me pas sukses. Tani këtë e ka parë edhe Lista Serbe dhe natyrisht është tërhequr për shkak më një formë të dal me ‘fytyrë’ pak në mesin e votuesve të saj.” – ka deklaruar ai për Tëvë1.

Zeqiri gjithashtu ka deklaruar se nuk do të dal në këto zgjedhje, dhe sipas tij kjo është hera e parë.

“Besojë se gjithçka do të shkojë në rregull. Ndoshta kësaj radhe do të jetë hera e parë që nuk do të dal, për mos me kriju huti. Njerëzit mund të mendojë që kam votuar kundër vetës. Jo pra nuk do të dal.” – ka deklaruar ai.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci