Të fundit

FIFA kritika menaxherëve e agjentëve: Futbollit po i zhvaten para

FIFA është e bindur se menaxherët dhe ndërmjetësit po i shkaktojnë probleme serioze futbollit. Përmes presidentit të saj, Gianni Infantino, ka qeveria e futbollit botëror ka njoftuar se do të luftojë kundër tyre për komisionet që i marrin futbollit.

“Javën e kaluar u njoftua se klubet e Premier League shpenzuan pothuajse 500 milionë euro për komisione për menaxherët dhe ndërmjetësit nga 1 shkurti 2023 deri më 1 shkurt 2024. Shumica e këtyre parave po largohen nga futbolli.

Në të njëjtën periudhë, klubet angleze paguanin më pak se 30 milionë euro për klubet që zhvillonin lojtarë.

Kompensimi dhe pagesat e solidaritetit janë të mandatuara nga rregulloret e FIFA-s dhe janë jetike për mijëra klube më pak të privilegjuara, që luftojnë për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme dhe për këtë arsye janë thelbësore për zhvillimin, stërvitjen dhe mundësitë e lojtarëve të rinj në mbarë botën.

Në FIFA, ne po përpiqemi të zbatojmë rregulla të qarta dhe të drejta për sistemin e transferimeve, duke përfshirë rregulloret për agjentët, në interes të transparencës, llogaridhënies dhe rishpërndarjes më të mirë në të gjitha nivelet e futbollit.

Për shkak të kësaj, ne u paditëm nga disa agjentë, por FIFA do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj në gjykatë.

U bëj thirrje qeverive dhe ligjvënësve të bashkohen me ne dhe të marrin një rol aktiv për të siguruar që fondet e transferimit të mbahen brenda futbollit dhe të ndahen me klubet në mbarë botën, pasi ato janë absolutisht thelbësore për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të futbollistëve.”

Me këtë deklaratë, Infantino e bën të qartë se nuk do të tremben nga paditë e menaxherëve dhe ndërmjetësve, që i konsiderojnë rregulloret e FIFA-s të padrejta ndaj punës së tyre, dhe u bën thirrje qeverive të botës t’i ndihmojnë në këtë detyrë.

Synimi është që operacionet e transfertave të mos mbyllen me shifra kaq të tepruara komisionesh dhe, në vend të kësaj, ato para të shkojnë për klubet që kanë zhvilluar lojtarët.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci