Të fundit

​Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në veri

Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 16 prill ka realizuar një aksion inspektues në subjektet që operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut.

Këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatores edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.

Në pikën e karburantit “WOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë. Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “.

Këtyre barnatoreve iu është ndërprerë veprimtaria farmaceutike dhe të njëjtat janë udhëzuar që të licencojnë veprimtaritë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi në vend. Ndërsa në pikën e karburanteve është ndaluar veprimtaria farmaceutike.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se aktivitetet të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve do të sanksionohen në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci