Të fundit

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në moshën 53 vjeçe.

Kjo pasi Qeveria e Shqipërisë ka hedhur për konsultim projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues përmes të cilit synon përcaktimin e rregullave për riprodhimin invitro, surrogatinë dhe ndërprerjen e shtatzënisë, për shqiptarët dhe të huajt që qëndrojnë përkohësisht apo përherë në Shqipëri, shkruan abcnews.al, transmeton Paparaci.

Përfituese apo përdoruese e këtyre teknikave mund të jetë çdo grua me aftësi të plotë për të  vepruar që në mënyrë të lirë dhe të ndërgjegjshme jep pëlqimin me shkrim pavarësisht gjendjes së saj civile.

Në projektligj  theksohet gjithashtu se e drejta për riprodhim mjekësor të asistuar, përfshin te drejtën e riprodhimit për çiftet heteroseksuale dhe femrës pa partner.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci