Të fundit

Tentuan të futeshin në sisteme kompjuterike, një muaj paraburgim për të dyshuarit

Me një muaj paraburgim janë arrestuar, 8 persona, nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e dërguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Paparaci.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve K.B, B.S, B.C, L.D, A.D, B.D, E.D dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, ndërsa ndaj të pandehurës G.D refuzohet kërkesa e Prokurorisë, ashtu që ndaj të njëjtës është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje  prej 1 (një) muaj.

Të dyshuarit janë arrestuar më 18 prill, në një aksion të përbashkët me autoritet gjermane dhe Interpolin.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci