Të fundit

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, arrestohet burri në Tiranë dhe gjobitet me 6 mijë lekë

Është arrestuar një person në Tiranë, i cili dyshohet se tërhoqi zvarrë një qen me makinë.

Përmes një njoftimi për media policia tiranase bën me dije se Sh. I., u procedua penalisht në gjendje të lirë pas shoqërimit në komisariat, njofton Paparaci.

Ndaj të dyshuarit u vendos një gjobë prej gjashtë mijë lekësh, ndërkohë që materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen)”.

“Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.  Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci