Të fundit

Bota e futbollit ‘mban frymën’, fillon El Clasico

Real Madrid – Barcelona, kjo është sfida ‘El Clasico’ që filloi sot në 21:00 në “Bernabeu”.

Dueli mes dy rivalëve historik në Spanjë vlen për raundin e 32-të në La Liga, me vendasit e Ancelottit që vijnë pasi siguruan gjysëmfinalen e Champions League duke kaluar kampionët në fuqi të Man. Cityt, teksa Barcelona u eliminua nga PSG-ja.

Madrilenët vijnë si kryesuesit e kampionatit, me një diferencë prej 8 pikësh nga katalanasit e vendit të dytë.

Me këtë ndeshje ata mund ta vulosin përfundimisht çështjen e titullit kampion, teksa në të njëjtën kohë në rast të një fitoreje të të besuarve të Xavit, mund të rihapet përsëri gara e titullit duke qenë se diferenca mund të shkoj në vetëm 5 pikë mes tyre.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci