Të fundit

Operohet mbrojtësi i Italisë, Spalletti humbet talentin për në Euro 2024

Mbrojtësi italian i Tottenham, Destiny Udogie ka konfirmuar se do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2023-24 në Premier League për shkak të lëndimit.

Mëngjarashi italiani ngarkoi foto nga spitali të shtunën dhe shkroi një mesazh për tifozët e Spurs pasi sezoni i tij përfundoi para kohe.

“Planet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës është nga Zoti. Një dëmtim e çon sezonin tim në një fund më të hershëm. Jam mirënjohës për çdo person që më ka mbështetur këtë vit”, thotë ai.

Në 30 ndeshjet e tij në të gjitha garat për Tottenhamin këtë sezon, 21-vjeçari ka kontribuar me dy gola dhe tre asistime. Lajmi për dëmtimin e Udogie në fund të sezonit është një goditje e madhe për trajnerin Postecoglou dhe Tottenham, veçanërisht para një ‘betejë’ me Aston Villa për të siguruar një vend në top-katërshe.

Arsenali është kundërshtari i ardhshëm i Spurs, me derbin e fundit të Londrës së Veriut të sezonit që do të zhvillohet në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ të dielën, më 28 prill.

Përveç një humbja e madhe për Tottenham, Udogie i ka prishur punë edhe Luciano Spallettit, trajnerit të Italisë që e aktivizoi në tre ndeshje mbrojtësin. Tanimë ai mund të rrezikojë edhe Euro 2024.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci