Të fundit

Dënimi i rëndë për kurdisje, presidenti i Ulpianës godet ‘të fortit’ brenda FFK-së: Ky njeri ka emër në federatë

Presidenti i Ulpianës, Jeton Gashi ka akuzuar tri klube: Flamurtarin, 2 Korrikun dhe

Në një paraqitje publike të dielën në mbrëmje në RTV Dukagjini, Gashi ka përmendur një “njeri të fuqishëm” dhe me ndikim brenda federatës i cili .

Sipas tij, ky njeri është Agim Hasani, presidenti i Flamurtarit të Prishtinës.

“Këtu janë tri klube që na kanë qitë prej ligës sepse Agim Hasani, presidenti i Flamurtarit, ka emër shumë në federatë. Shumë bile [mund të vendos Agim Hasani, v.j]”, ka thënë Gashi.

I pyetur për ndikimin e Hasanit në FFK, ai vazhdoi me akuza ndaj klubit kuqezi nga Prishtina. Tha se trajneri i Flamurtarit, Liridon Leci i ka kërkuar që t’ia lëshonte lojën ndaj Ulpianës.

“Pse është i fortë Agim Hasani në Federatë? Arsyeja është se Leci kur më tha të ua lëshoja lojën, nuk ua lëshova dhe i munda. Kjo është e vërtetë 100%. E mundëm Flamurtarin dhe pastaj erdh na mundi Vllaznia e Pozheranit, e pastaj reaguan këto ekipe sepse Flamurtari binte nga liga”, tha Gashi.

Ulpiana e Lipjanit dhe Vllaznia e Pozheranit u përjashtuan nga Liga e Parë e futbollit për shkak të kurdisjes së një ndeshje e cila u mbyll me rezultat 3:4.

Kjo ndeshje u zhvillua më 7 prill të këtij viti.

FFK-ja konstatoi se rezultati ishte i kurdisur dhe Komisioni i Garave nuk i numëroi pikët e as golat e këtij ballafaqimi. Ndërkaq, Komisioni Disiplinor i FFK-së i përjashtoi dy klubet nga liga.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci