Të fundit

​Si shpjegohet ky reagim i Ancelottit pas golit të Bellingham?

Carlo Ancelotti ishte njeriu më i qetë në “Bernabeu” mbrëmë kur Jude Bellingham shënoi një fitore të vonë kundër Barcelonës. Real Madridi i Ancelottit siguroi një fitore 3-2 ndaj rivalit të tyre të përhershëm Barcelonën të dielën falë një goli të vonë të Bellingham.

Reprezentuesi anglez gjeti rrjetën në minutën e 91-të duke i çuar të gjithë të këmbë në “Bernabeu”, përveç trajnerit të tyre, përcjellë KosovaPress.

Trajneri italian pothuajse nuk reagoi fare ndaj golit fitues të Bellingham dhe vetëm vazhdoi të ecte në vijën e anësore, ndërsa çdo anëtar tjetër i pankinës së Madridit vrapoi drejt fituesit të ndeshjes dhe lojtarëve të tjerë në fushë.

Ancelotti gjithashtu ndau një postim në X, të hënën në mëngjes.

“Javë e paharrueshme. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ai.

Madridi e eliminoi Manchester Cityn nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të mërkurën dhe është kryesuesi i tabelës së La Ligës, 11 pikë më shumë se Barcelona me gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të kampio0natit.

Just look at Ancelotti’s reaction on Jude’s winner 😂 pic.twitter.com/etlMqC2QMX

— Dr Yash  (@YashRMFC) April 21, 2024

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci